Tërmeti 6.5 ballë godet këtë shtet, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 të shkallës rihter ka goditur sot Kilin verior. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte midis qyteteve të Calamas, Antofagastas dhe Iquiques gjerësisht në rajonin Norte Grande në Kili.

Zyra Kombëtare e Emergjencave në Kili nuk raportoi për dëme materiale ose lëndime tek njerëzit, ndërsa ekipi po e monitoronte situatën.

Ndërkohë, lajmi i mirë është fakti se deri më tani nga autoritetet nuk paralajmërohet për ndonjë rrezik për cunam.