Tërmet i fortë shkund shtetin pranë Shqipërisë

Një tërmet i fortë është regjistruar ditën e sotme në Kroaci.

Lëkundja ka qenë me fuqi 4.7 dhe sipas ESMC lokaliteti i epiqendrës është 119 kilometër nga Spliti.

Epiqendra e këtij tërmeti sipas të dhënave paraprake ka qenë 10 kilometër në thellësi të sipërfaqes se tokës. Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar dëme.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 58, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdo?an.

Të paktën 920 njerëz u lënduan gjithashtu në tërmetin me magnitudë 6,6 ballë që goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë.