Tensionohet situata mes Gjermanisë dhe Rusisë, ja ultimatumi i gjermanëve

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kërkuar të hënën (18.01) lirimin e menjëhershëm të kritikut rus, Aleksej Navalny.

Rusia duhet të respektojë kushtetutën e saj dhe është e lidhur përmes detyrimeve ndërkombëtare me parimin e ligjshmërisë dhe ruajtjen e të drejtave qytetare. “Këto parime duhet sigurisht të zbatohen edhe në drejtim të Aleksej Navalnyt. Ai duhet të lirohet pa vonesë.”

Navalny pas shërimit është kthyer vetë dhe me vetëdije nga Gjermania në Rusi. “Që ai ar estohet nga autoritetet ruse menjëherë pas mbërritjes së tij është tërësisht e pakuptueshme”, ka theksuar Maas.

Më tej ministri i Jashtëm gjerman, ka theksuar se “Navalny është viktimë e një at ntati të rëndë me he lm në tokën ruse“. Qeveria gjermane pret për më tej që “Rusia të bëjë gjithçka, për të zbardhur tërësisht këtë aentat dhe të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e tij”.

Rasti Navalny solli tensionim të marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Rusisë vitin e kaluar.

Qeveria gjermane dhe vende të tjera perëndimore bëjnë fjalë për një përpjekje për vasje, gjatë së cilës Navalny u helua me një lëndë luftarake heluese të njohur si Novitçok. Qeveria në Moskë hedh poshtë çdo lloj përzierjeje në rastin e helmimit të Navalnyt.

Gazeta amerikane “New York Times” shkruan mbi ar estimin e Navalnyt të hënën, se “represioni është e vetmja rrugë që njeh Putini”. “Por ai është duke kuptuar, se në epokën e mediave sociale, çdo ar estim për shkak të akuzave të shpikura vetëm i shton përkrahësit e zotit Navalny dhe forcon akuzat e tij (Navalnyt) kundër korrupsionit të pushtetmbajtësve rusë (…)“.

Të dielën (17.01), Navalny pak pas mbërritjes me avion në Moskë u ar estua. 44 vjeçari ishte që nga gushti në Gjermani, ku ai erdhi pas hemimit dhe qëndroi për rehabilitim pas daljes nga spotali. Autoritetet ruse kishin bërë të ditur më parë ar estimin e tij duke iu referuar një procedure penale kundër tij./ DW