Tensionet në veri të Kosovës, reagon Ursula Von Der Leyen: “Jam shumë e shqetësuar”

Prej ditësh tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar për shkak të skadimit të marrëveshjes së reciprocitetit të targave mes dy vendeve.

E gjendur sot në Pritshtinë, Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka dhënë një deklaratë të gjatë ku ka treguar se situata zgjidhet vetëm me bidedime miqësore.

Pavarësisht gjithçkaje, ajo shpreson që dy vendet të arrijnë një marrëveshje, pasi situata momentalisht është shqetësuese.

Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi të shtensionohet situata dhe të ktheheni në bisedime. Derisa ne po flasim këtu negociatorët janë në Bruksel për të diskutuar për të çështje. Situata duhet të shtensionohet dhe të vazhdohet me dialog”, tha Presidentja e KE-së.