Tensionet arrijnë kulmin, Greqia i dërgon ultimatumin e prerë Turqisë, ja çfarë do ndodhë nëse nuk tërhiqen

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë përshkallëzuar dhe kanë arritur në pikën e tyre më të nxehtë. Turqit nuk po tregojnë pendim për “Oruc Reis”, që sipas Ministrit të Energjisë të turk Fatih Donmez, tashmë ka filluar kërkimet sizmike.

Donmez, duke folur në një konferencë të energjisë në vend, theksoi në fjalën e tij se … “Oruc Reis ka arritur zonën që do të jetë aktive në Mesdheun Lindor. Kërkimet filluan dje dhe sot do të marrim rezultatet e para nga inspektimet sizmike”.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas , duke folur për SKAI, sqaroi: “Ky është një përshkallëzim shumë serioz nga ana e Turqisë. Vetëm nëse Oruc Reis tërhiqet, dialogu do të rifillojë,” tha ai.

Ai po ashtu tha se qeveria do të ngrejë çështjen e sanksioneve në Samitin që do të mbahet.

Turqia nxori përsëri në det anijen “Oruc Reis” në zonën e Kastelorizo, ndërss Ankara me Navtex e 11 tetorit, bënte të ditur se kërkimet sizmike mund të zhvillohen në një zonë prej 6.5 milje detare larg me ujërat territoriale greke.