Temperaturat pësojnë rritje, si pritet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira që do të sjellin mot të mirë por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 33ºC.