Temperaturat do arrijnë deri në -2 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave. Era nga veriperëndimi-verilindja 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore -2°C deri në 11°C

– zoant e ulëta 3°C deri në 18°C

– zonat bregdetare 4°C deri në 18°C.