Telefonata e Ramës me kryeministrin Serb, zbulohet biseda dhe vendimet që na prekin të gjithëve

Mëngjesin e ditës së sotme mësohet se Kryeministri i vendit, Edi Rama pati një bisedë telefonike me Kryeministrin serb Bnabic ku u morën disa vendime në lidhje me virusin dhe se si po ndikon në marrëdhënien mes dy vendeve.

Mësohet se tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Serbisë lehtësisht pasi nuk janë të detyruar të bëjnë testin e virusit. Ky vendim do të hyjë në fuqi në datën 14 Janar. Sakaq, dy kryeministrat folën edhe për sfidat e përbashkëta të pandemisë si dhe bashkëpunimin në kuadër të minishengenit të Ballkanit.

Mediat serbe raportuan se ka një plan për nënshkrimin e 3 marrëveshjeve të reja në të ardhmen./Source.al