Tekste shkollore falas për 350 mijë nxënës dhe jo vetëm. Basha prezanton planin e arsimit

Ditën e sotme kreu i opozitës Lulzim Basha hodhi disa lajme të mira për të gjithë studentët duke prezantuar kështu planin e arsimit të PD-së. Ai premtoi se për studentët do të ofrohen kurse private për 5 gjuhë të huaja ndërsa ata do të përfitojnë edhe 350 mijë tekste shkollore falas. Ja plani i plotë që prezantoi Basha:

“Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane ëducation ëorld ëide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime”, tha Basha ndërsa listoi 7 pikat e programit të demokratëve.

“Jam krenar t’ju prezantoj sot planin tonë të arsimit. Një plan që pas shumë muajsh punë edhe ekspertizë të lartë, e them me bindje se është më i miri për Shqipërinë”, tha më herët Basha.

Kryedemokrati theksoi edhe një herë se “një kryeministër që nuk i mban zotimet, pas 4 vitesh nuk mund të kandidojë më për mandat të dytë”.