Tej mase i frikësuar nga virusi, ylli italian Adriano Celentano merr vendimin ekstrem

Duke qenë një ndër vendet më të goditura nga virusi, sigurisht italianët e kanë ndjerë shumë herë më shumë frikën e tij. Në një intervistë telefonike për “Domenica In”, këngëtari dhe aktori i mirënjohur Adriano Celentano pohoi për herë të parë publikisht se ka 1 vit që është izoluar në shtëpinë e tij së bashku me bashkëshorten, Claudia Mori.

Që nga shpërthimi i virusit që i ka marrë jetën mijëra personave, frika se mund të infektohen apo të humbasin njerëzit e dashur ka detyruar shumë persona për marrin masa ekstreme. Ylli i kinematografisë italiane u shpreh se nuk ka dalë asnjë ditë nga shtëpia e tij për 1 vit të plotë kjo edhe për faktin se ai nuk ka bërë kurrë vaksina.

Celentano tha se gjithmonë ka qenë kundër tyre apo medikamenteve të tjera por këtë herë ka vendosur të mjekohet dhe ta jetojë jetën e tij në paqe duke u kujdesur kështu më shumë për shëndetin. Gjatë intervistës për emisionin italian Adriano shtoi se ndihet sikur po jeton në burg dhe shpreson që kjo situatë të vijë drejt fundit së shpejti./Source.al