“Të puthsha mendjen”, Manjani i drejtohet Ramës për çështjen e ‘nxehtë’ të detit me Greqinë dhe zbulon përse po ndodhin të gjitha këto zhvillime

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish për pretendimet e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon dhe qëndrimin që po mban qeveris shqiptare.

Sipas Manjanit, e gjitha kjo po ndodh pasi në vendin tonë nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, sepse në të kundër sipas tij as Rama dhe askush tjetër nuk do të bënte dot asgjë.

“Kur Kryeministri Grek kërkon qiqra në hell, thotë se “është në të drejtën e vet”. Kur opozita e vendit të vet i kërkon transparencë (realisht është të të drejtën e vet), shahet me libër shpie. Shpallet tradhëtare dhe e poshtër…

Kështu e kupton përgjegjësinë publike zotëria që qeveris Shqipërinë! Greku ka të drejtë, Shqiptari jo

Po që u kujtua të përmendë Gjykatën Kushtetuese..! Ja përmend PD e LSI për marrëveshjen e detit 2009, por ndërkohë vetë e shpalli gjykatën të korruptuar dhe e shkriu. I vuri drynin e s’e hap më sa të jetë në atë karrike.

Dhe sa kohë që ska gjykatë Kushtetuese po nxiton të bëjë çdo gjë, qoftë dhe anti shqiptare, sepse e di që po të ketë Gjykatë në këmbë nuk do mund të bënte dot asgjë!

Por vini re llogjikën!

Çfarë po na thotë, që gjykata Kushtetuese “e korruptuar” i dha të drejtë Atij dhe dënoi PD e LSI?!

Prandaj e shkriu gjykatën, se nuk i dha të drejtë opozitës së sotme?!

Vini re se si llogjika po i shkon gjithnjë e më shumë për lesh.

#Tëputhshamendjen”, shkruan Manjani.