“Të pangopur që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarëve”, shpërthen Rudina Hajdari dhe paralajmëron projektin e ri politik

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari përmes një komunikimi në rrjetet sociale me ndjekësit e saj ka paralajmëruar se po përgatit një projekt të ri politik.

Hajdari thotë se po përgatit një projekt politik me ajkën e qytetarisë shqiptare që synon të bashkojë rininë studentore fillimisht dhe gjithë njerëzit e ndershëm.

“Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit“- shkruan Hajdari.