Të mos vaksinohen personalitetet të parët? Edi Rama acarohet dhe i ndërpret fjalën gazetarit: “Të rinjtë që risokohen le të ruhen”

Në një dalje për mediat, kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur gjerë e gjatë për ekonominë, zgjedhjet e 25 prillit dhe sigurisht situatën e Covid-19 në Shqipëri. Gjatë konferencës së tij kreu i shtetit është irrituar dhe i është kthyer ashpër një gazetari që vuri në pikëpyetje vaksinimin e personaliteteve. Rama theksoi se kjo është një metodë që funksionon në të gjithë botën dhe sa i përket të rinjve që mendojnë se vijnë para të moshuarve, ata le të ruhen vetë. Ja fjalët e Ramës.

“Jo mor më pas personalitetet. Kemi filluar me moshën 80+. Të rinjtë që po riskohen të ruhen. Të bëjnë çmos të mos bëhen pjesë e shkeljeve. Virusi I rrezikon të gjithë, ne nuk do shpikim rrotën. Të gjitha strategjitë kanë një emërues të përbashkët, nga mosha më e lartë në zbritje, nga mjekët tek mësuesit dhe policët. U bë zhurmë për 20 të moshuar, në kuadër të vaksinimit të disa qindrave prej tyre, natyrisht kjo vjen nga stresi I sasisë. Kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina të AstraZeneza. Thjesht presim vulën. Edhe me një vend tjetër mik jemi shumë afër, po kontaktojmë edhe me një vend të tretë.”, deklaroi Rama./Source.al