“Të lutem, të lutem”, fëmija me aftësi ndryshe shpërthen në lot dhe i bën kërkesën e pazakontë Taulant Ballës, ai emocionohet dhe i jep premtim publik që dëshira e tij do plotësohet (VIDEO)

Në qendër të qytetit të Elbasanit është zhvilluar sot një aktivitet me fëmijët me aftësi ndryshe, ku ka qenë i pranishëm dhe kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe kryebashkiaku Gledian Llatja.

Teksa kanë qenë të pranishme edhe mediat, një fëmijë është afruar dhe me lot në sy i ka kërkuar Ballës që ti ndërtonte shtëpinë, pasi ajo ishte shumë e vjetër, dhe familja e tij kishte vështirësi ekonomike.

“Të lutem, të lutem”, shprehet fëmija me aftësi ndryshe, që duket se më shumë se kushdo në familjen e tij, e ka ndjerë barrën e rëndë të të mos paturit një strehë të ngrohtë. Numri dy i qeverisë pasi e përqafoi djalin i premtoi se së bashku me kryetarin e bashkisë do ta vizitojnë familjen në Balëz e poshtme dhe deri për Krishtlindje do ti japin një tjetër pamje.

“Këta janë njerëz që për shkak të vështirësive që u ka dhënë jeta, e shprehin më lehtësisht një problem që kanë. Jo vetëm që shtëpia do të bëhet, kam rënë dakord me Gledin që ta shkojmë ta shohim banesën, e pse jo mos të jetë gati deri në vigjilje të vitit të ri”, u shpreh Balla para gazetarëve.

Video: