Të gjitha paratë do t’i japë për bamirësi, konkurrenti i “Për’puthen” kërkon mbështetjen e të gjithëve

Ai është një ndër konkurrentët më të veçantë të spektaklit që marrëdhëniet me internetin dhe rrjetet sociale nuk i ka aspak mirë. Bëhet fjalë për Julin, që mbrëmjen e kaluar në spektaklin “Prime” bëri një deklaratë të papritur.

Megjithëse nuk është një përdorues i mirë i rrjeteve sociale ai ka vendosur që t’i përdorë ato për një kauzë vërtetë të veçantë. Ashtu si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të “Për’puthen”, Juli do të organizojë një Giveaëay në Instagramin e tij por jo për të fituar para vetë.

Ai tregoi live në studion më të famshme të Shqipërisë, se këto para ai do t’i japë për bamirësi. “Do t’i dhuroj të gjitha 100%” -tha ai teksa menjëherë është duartrokitur nga salla.