Taulant Balla nxjerr videon dhe jep alarmin: Qëndroni në shtëpi! Kjo është e pandodhur më parë

Elbasani është mbuluar paraditen e kësaj të shtune nga petku i bardhë që ka shtruar dëbora, reshjet e të cilët pritet të shtojnë intensitetin në orët në vijim.

Deputeti socialist Taulant Balla bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo është një stuhi e pandodhur më parë.

“Reshjet e dëborës mbulojnë edhe kalanë! Lutem qëndroni në shtëpi. Kjo është një stuhi e pandodhur më parë. Edhe qarkullimi i automjeteve është tepër i vështirë deri i pamundur”, shkruan Taulant Balla.