Taulant Balla jep zbulon kërkesën e veçantë për komisionet parlamentare

Numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla zbuloi sot se grupi parlamentar i është drejtuar konferencës së kryetarëve me një kërkesë të veçantë.

Gjatë një deklarate për mediat, Balla theksoi se grupi parlamentar i ka kërkuar konferencës së kryetarëve që t’i mbajnë mbledhjet në Kuvend dhe jo online.

Kjo sipas tyre kërkon nevojën e testimeve të vazhdueshme sa i përket pjesëmarrësve në mbledhje. Ndër të tjera Balla theksoi:

“Do i propopzojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit. Edhe në parlamentin italian nuk merr pjesë në mbledhje komisioni pa bërë vaksinën.

Koha e fituar gjatë kësaj jave, ishte një kohë për shkak se agjenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e Partisë Demokratike. Hallet deri në shtëpi, i shtyjnë që të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e mbledhjeve të komisioneve online do të vijojë, për aq kohë sa bëhet fjalë për çështje që nuk janë të rëndësie të veçantë, por për çështje me debat të zgjeruar, kjo do të vazhdojë.

Do i bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, se kjo çështje është e qartë.” -tha ai.