Taulant Balla i publikon Bashës videon që po thyen rrjetin: “Ke futur fshehurazi ekspertin e OKB si turist”

Numri 2 i PS, Taulant Balla ka dalë sërish sot me një deklaratë të fortë për kryedomokratin Lulzim Basha. Balla ka publikuar një video në rrjetet sociale ku i kërkon Bashës të japë llogari për rolin e tij tepër të dyshimtë e tinëzar në lidhje me hetimin e UÇK-së.

“Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e UÇK-së si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “bugjet e UÇK” në Shqipëri. Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenoidit serb po trajtohen si kiminelë, e ku luta çlirimtare po akuzohet për kime lufte. Lulezim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë.” shkruan Balla.

Video: