Taulant Balla i nxjerr Bashës videon virale në rrjet: Kishte të drejtë Jozefina

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kreut demokrat Lulzim Basha, i cili tha se qeveria nuk i ka zeruar taksat për biznesin e vogël. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Basha gënjen kur thotë që taksa për biznesin e vogël nuk është zeruar.

Balla i kujton gjithashtu edhe një deklaratë të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila thoshte se “Luli genjen edhe për oren”.

Postimi i Ballës në Facebook

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Edhe kur gënjeshtari përsëritës bën laps(use, janë qytetarët ata që gjykojnë, kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen. Taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS. Por siç thoshte Jozefina me të drejtë, Lulezimi gënjen edhe kur e pyet sa është ora.