Tallje me shqiptarët, mbyllet sërish kufiri në Kapshticë, u plotësua kuota ditore e kalimeve

Eshtë mbyllur sërish kufiri në Kapshticë. Pala greke ka pezulluar punën pasi është plotësuar kuoto prej 300 personash që mund të kalonin kufirin.

Është vendosur edhe 1 kordon polcie për ndalimin e qytetarëve. Shumica e atyre që kanë kaluar në drejtim të Greqisë brenda numrit 300 kanë qene aty qysh një ditë më parë.

Ndërkohë bëhet e ditur sa ka me dhjetra qytetarë të tjerë që presin për të kaluar në Greqi.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

“Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!”