Surprizon moti/ Mësoni si parashikohet të jetë koha gjatë gjithë ditës së sotme dhe zonat ku do të ketë reshje shiu

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Meteoalb vetëm në zonën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale sot pritet të shkojnë në 36 gradë.

“Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Në zonat juglindore vranësirat kalimtare do të gjenerojnë reshje të karakterit lokal. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.”, njofton Meteoalb.