I ftuar në rubrikën ‘N’fermë’, moderatori Bledi Strakosha teksa po thurte qeleshe tregoi një detaj mjaft interesant për veten që nuk e dinim më parë. Gazetari dhe moderatori ka treguar që në shtëpi, ruan akoma si kujtim flokët gërsheta të së ëmës.
“Gjëja më e veçantë që kam në shtëpi është një kujtim nga ime më, që janë gërshetat e saj kur ka shkuar në zbor, por vajzat kur shkonin në zbor, i priteshin flokët që të mos zinin morra!”, – tregoi Bledi.
“Nuk ka më morra tani, por brezi i prindërve të mi ka qenë ai brezi që mezi lahej një herë në javë se ashtu ishte koha. Edhe ajo i kishte të gjata që e vogël, ia prenë gërshetat siç i kishte dhe nuk i ka zgjatur më flokët. I kam kujtim flokët tani”, – përfundoi moderatori rrëfimin e tij.