Surprizat e motit vazhdojnë, sa ja shkon temperatura maksimale sot

Moti në vendin tonë, duket se ka marrë kthesë duke na sjellë edhe një herë ditë të nxehta. Meteoalb konfirmon se sot pritet që moti të jetë i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.