Stuhia “Filomena” i afrohet Shqipërisë, zbulohet se çfarë pritet të ndodhë me motin në vijim

Stuhia “Filomena” po i drejtohet Ballkanit. Sipas sinoptikanëve stuhia parashikohet që të vijë që sot rreth vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët. E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta.

Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella, ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që të premten dhe në fundjavë, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë!

Në shumë qytete të ndryshme, si qyteti i Korçës, Bulqiza etj, ka pasur reshje dëbore. Duke nisur nga qyteti i Korçës e deri në zonën e Dardhës, dëbora regjistron një trashësi prej 5-10 centimetrash. Reshjet kanë vijuar deri në orën dy të mëngjesit.

Dëbora i ‘dhuroi’ një ‘kurorë të bardhë’ edhe malit të Dajtit. Kjo është hera e dytë për këtë vit që mali i Dajtit dhe vargmalet e Krujës zbardhen nga dëbora.