Stuhi dhe reshje shiu gjatë natës që lamë pas, mësoni si parashikohet të jetë moti sot dhe kthesa e madhe që do të marrë në mbrëmje

Ditën e sotme pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte jo të qëndrueshme atmosferike. Duke nisur që nga orët e para të 24-orëshit moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet do të jenë prezente deri në orët e pasdites, por të përqendruara kryesisht në zonën e verilindjes.

Duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes së ditës së mërkurë kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin si dhe nisin gradualisht kthjellimet.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në zonat malore deri në 23°C në ato të ulëta ndërsa ato të mesditës nga 28°C në zonat malore deri në 34°C në ato të ulëta.