Stresi sqaron të vërtetën e marrëdhënies me Kejsin: Është e vështirë të bëhemi prap bashkë

Stresi dhe Keisi janë një nga çiftet më të përfolur të momentit për shkak të marrëdhënies së tyre me ulje dhe ngritje. Dyshja është bërë shpesh pjesë e portaleve për ndarjen nga njëri-tjetri, madje reperi u përfol edhe për një lidhje me një modele.

Por së fundmi reperi ka folur më shumë rreth marrëdhënies së tyre në për programin “Edicionin veror’ në abcneës. Stresi ka treguar se prej një viti ata nuk janë takuar pasi Keisi jeton në Kanada, por ata vazhdojnë të mbajnë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Ne duhemi në distancë aktualisht. Kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po bëjmë përpjekjet, po tani të shohim. Kejsi është në Kanada për momentin. Prej një viti nuk shihemi, kështu që shumë e vështirë të bëhemi prapë bashkë dhe mbajmë kontakte. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston edhe shumë madje”, tha Stresi.