Sqarimet e Edi Ramës: Bashkimi dhe ndarja me Ilir Metën, pse u zgjodh për president dhe ç’është LSI-ja e tij

Një pjesë të fjalimit të tij në Asamblenë Socialiste, kreu i mazhorancvës Edi Rama ia kushtoi ndarjes së tij me LSI-në, dhe asaj se ç’përfaqëson kjo forcë. Në nëntekst të fjalës së tij, qe mesazhi për PD-në që mos bënte më gabimin e të mpleksej me të.

Aty, Rama sqaroi se përse u nda me Metën.

“Unë kam qenë partizan i bashkimit me LSI-në, dy herë e jo një herë, i kam qenë partizan i bashkimit të të majtës, i të majtës me dy shpirta që u krijua nga një çarje e madhe e PS-së.

Kam besuar që kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës. Ajo që kam mësuar ka qenë se të dyja herët problemi është madhor derisa është bërë eksploziv si pasojë e një rezultati të thjeshtë ku PS, por edhe PD, janë parti të mëdha, ku përtej të gjitha zakoneve të këqija, që janë pjesë e organizmit të çdo partie, ka përgjegjësinë qeverisëse në opozitë apo në pushtet. LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse, ajo do të jetë pjesë e qeverisë për t’u rritur në kurriz të shtetit.

Bomba që hodhi në erë koalicion me LSI ishte reforma në drejtësi pasi LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Është krijuar për këtë, ka lindur si një forcë hakmarrëse. Eshtë një organizatë që funksionin vetëm me këtë parim, njësoj si qelizat e kancerit që shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin.

Me LSI nuk ka mundësi të bëhet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë. Mund të kishim bërë shumë më tepër gjëra, dhe kemi dhënë atë që qoftë PS qoftë PD është detyruar të jap kur je në koalicion me LSI-në: një pjesë të shpirtit”, tha Rama.

Ai mbrojti dhe përzgjedhjen e Metës për të qenë president, sigurisht duke e trajtuar si nga opozita, por pa e imagjinuar në pikën ku ka mbërritur.

“Më thonë që ti na e bërë president. Me votat e tij dhe tonat Meta u bë president dhe ne kemi qenë të bindur që atëherë se ai do të ishte president i opozitës dhe e kam thënë në Kuvend që opozita ka presidentin më të mirë për të, por nuk e dija që do shkallonte, këtë nuk e kisha menduar”, theksoi i shefi i mazhorancës. /tesheshi.com/