Kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në Fier, në zonën ku edhe është vendosur se do të ndërtohet spitali rajonal i premtuar nga presidenti Erdogan.
Sot në Fier janë të pranishme edhe forcat e policisë, ndërsa prania e mediave nuk është në lejuar në vendin ku ndodhet kryeministri. Bëhet me dije se Rama është i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
]Prej ditësh banorët kanë protestuan kundër ndërtimit të spitalit duke u shprehur se toka ku edhe do të ndërtohet , është i vetmi burim jetese për ta.
Banorët janë shprehur të vendosur se nuk pranojnë të diskutojnë në lidhje me çmimet për dëmshpërblime.