Spiropali shpërthen ndaj Metës e Kryemadhit dhe nuk iu lë gjë pa nxjerrë: E kanë nga dëshpërimi, kanë dal mendsh

Ministrja Elisa Spiropali foli me tone të ashpra në foltoren e Kuvendit, teksa akuzoi Presidenti Meta për një gjuhë seksiste dhe urrejtjeje, jo vetëm ndaj saj por edhe grave të tjera të përfshirë në politikë. Spiropali paralajmëroi se Meta dhe Kryemadhi do e marrin përgjigjen për gjuhën e tyre në 25 prill.

“Jam grua dhe nënë që jam sulmuar nga Presidenti i Republikës. Jo vetëm zëdhënësi i tij zyrtar, por edhe vetë presidenti përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua personalisht, se mua nuk më mundin dot, por është puna e shembullit që jep presidenti. Mos të përdorin gjuhë misogjene dhe seksiste. Çfarë shembulli është ky? Si ka mundësi që të bjerë në nivele të tilla komunikimi por edhe institucioni. Kjo s’më përket mua. Jam larguar nga Shqipëria në ’99 kur Meta dhe Kryemadhi vidhinin votat në FRESSH për të zhvatur Shqipërinë. Kam ikur me bursë të plotë, jo me paratë e babait në Londër. Është diferencë e madhe dhe duhet theksuar.

Nuk duhet të thyejë çdo konventë dhe kod moral. T’i mbledhë edhe ata që ka rreth që kanë dalë mendsh. E kanë nga dëshpërimi. Do luftojnë që të kenë të drejta të barabarta. Ky është problemi që kanë me ne. Nuk na mposhtin dot se shqiptarët nuk janë mesjetarë, janë ata. Jo vetëm gratë që rëndom i quajnë “kukulla”, godasin barazinë gjinore. Se ka gra këtu, kanë punuar. Kemi barazi të plotë dhe këtu në qeveri. Kjo është arritja jonë dhe nuk mund ta zhbëjnë ata. Më 25 prill do ta marrin përgjigjen edhe për gjuhën e tyre.”, – u shpreh Spiropali.