Spiropali paralajmëron surpriza në zgjedhjet e ardhëshme

Ministrja Elisa Spiropali nuk i përjashtoi emrat surprizë për listat për kandidatë për deputetë duke theksuar se PS nuk do i ka fikur asnjëherë motorët dhe vijon me procesin e riorganizimit në të gjithë vendin. Sa i përket datës së mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, thotë që ende nuk është një e tillë duke shtuar se qeveria vijon punën dhe “nuk po i merret fryma” për ditën e Asamblesë apo ndryshimeve.

Nëse kandidatët e rinj i quani surprizë, besoj do ketë diku aty, por ndërkohë deputetët janë në punë, janë në Kuvend, në territor duke punuar. Të shohim. Hartimi i listave vjen në një fazë tjetër, kjo është një fazë përgatitore e zgjedhjeve. Do vijë një moment që kandidatët do dalin. Kemi dhe një proces pyetësori për elektoralin për të marrë mendime dhe për të marrë një sondazh paraprak për emrat. Ne nuk i fikim motorët. Motorët tanë janë ndezur. Kemi bërë një proces të tërë për më sumë se 1 vit, riorganizimi në të gjithë territorin. Ne nuk ndalemi. Përveç organizimit në territor, ne kontaktojmë me qytetarët për probleme të tjera, komunikim që nuk e ndalim.

Ne nuk e kemi ende datën e mbledhjes së Asamblesë. Besoj do të jetë në ditët apo javët në vazhdim. Është një proces i brendshëm i PS. Ne nuk është duke na u marrë fryma për ditën e Asamblesë Kombëtare dhe ndryshimeve në qeveri. Qeveria është në punë, të gjithë ministrat po kryejnë detyrën e tyre. PS ka punën e saj me organizimin”, tha Spiropali.