Spartak Ngjela zbulon se çfarë po e tmerron Bashën dhe Ramën: Marrëveshja nuk është prishur

Në kulmin e debatit politik për zgjerimin e ndryshimeve në reformën zgjedhore, duke përfshirë brenda dhe hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, avokati Spartak Ngjela shprehet se kryeministri Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë të tmerruar.

Ngjela shprehet se marrëveshja për listat e hapura nuk është prishur akoma, ndërsa pretendon se politikanët tanë nuk kanë hequr dorë nga manipulimi.

“Marrëveshja nuk është prishur se listat e hapura apo të mbyllura nuk kanë lidhje me reformën. Të hapura janë për popullin, të mbyllura për manipulim. Këta nuk hoqën dorë nga manipulimi”, nënvizoi Ngjela.

“As Rama dhe as Basha nuk është zgjedhur me votë. Edhe Rama i trembur është me lista të hapura, edhe Basha i trembur është”, u shpreh Ngjela në emisionin “Top Talk”.