Spartak Ngjela tregon kthesën e madhe që pritet të ndodhë në Shqipëri

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela thotë se, reforma në drejtësi tashmë mund të konsiderohet e përfunduar me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi kështu është plotësuar struktura për goditjen e korrupsionit në nivel të lartë bashkë me Gjykatën dhe Prokurorinë e Posaçme.

Sipas, Ngjelës hetuesia ishte një nga problemet themelore të drejtësisë përveç korruptimit të gjyqtarëve. Ai tha se, një pjesë e oficerëve të hetuesisë së BKH-së do të jenë shqiptarë me nënshtetësi amerikane.

“Reforma ka mbaruar, doli BKH. Ishte BKH që e ka vonuar. Nuk heton prokuroria, këtu FBI jonë nuk ishe e strukturuar. Pritet që 30 të vijnë nga SHBA, hetues të BKH-së me shtetësi dyfishe. Ne nuk kemi hetues, këtu është shkallmuar hetuesia me OPGJ. Atje mund të jenë 10% hetues, të tjerët nuk kanë haber fare, janë futur me parim politik”, tha Ngjela për Euro News.

“Vetingun po e bëjnë ndërkombëtarët. Në ONM nuk ka asnjë shqiptar. Nuk besoj se ka abuzime në procesin e vetingut. Janë të paanshëm. Por duhet të kemi parasysh që në çdo proces ka një përqindje gabimi”, u shpreh z. Ngjela.

Madje ai foli se ndikim në veting mund të kenë pasur dhe shërbimet e huaja sekrete. Deri tani tha ai pjesa më e madhe që kanë kaluar vetingut vijnë nga shkolla e Magjistraturës. Ata që kanë ngelur janë magjistra. Nga shkolla e magjistraturës janë larguar shumë pak dhe shumë mirë kanë bërë sepse ata janë shumë të aftë”, tha ai.

Më tej Ngjela solli në vëmendje atë që ndodhi gjatë regjimit komunist, ku tha se Enver Hoxha dënoi 90% të kundërshtarëve politikë me gjyqtarët që vinin nga regjimi i Zogut dhe këtë e bëri me ligje të njëanshme.