Spartak Ngjela “shtang” Eni Vasilin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje ditën e enjte, më 5 nëntor, për t’u përballur me akuzat për krime lufte. Aktakuza kundër tij është ngritur nga prokurorë ndërkombëtarë, me seli në Hagë, por që punojnë me ligjet e Kosovës.

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se kjo gjykatë nuk ka dënuar asnjë deri tani. Gjatë fjalës së avokatit, ndërhyri moderatorja Eni Vasili e cila u befasua nga përgjigjja e Ngjelës, e cila e më pas e kaloi me një buzëqeshje.

Pjesë nga biseda në studio

Eni Vasili: Nuk dimë nëse gjykata do jetë e paanshme apo jo.

Ngjela: Zonjë, ajo gjykatë nuk ka dënuar deri tani asnjë

Eni Vasili: Po

Ngjela: Zonjë, çdo njeri jashtë profesionit të vet është mediokër.

Vasili: Por…(qesh)

Ngjela: Nuk e kam thënë, unë e ka thënë Hegeli

Vasili: Mund të jetë Thaçi i pari.

Ngjela: Ku e dini juve