Spartak Ngjela acarohet me gazetarin e njohur: Kush je ti që të më ndërpresësh fjalën

Gazetari Genc Burimi ka debatuar me avokatin Spartak Ngjela në PolitikOn.

Ngjela: Unë di që politika është kthyer te bombardimet e Beogradit.

Burimi: Avokat jemi mbledhur për Kosovën ne apo për Tom Doshin?

Ngjela: Ti do më pyesësh ti? Ka frikë ai. Me lër rehat që të flas. Po nuk fola do të iki dhe të flas nesër në gazetë.

Burimi: Ne erdhëm për Kosovën apo për Tom Doshin këtu?

Ngjela: Ore zotëri më lër të flas! Ti në Shqipëri je njëri i thjeshtë. Cili është autoriteti yt që të më ndërpresësh fjalën?