Spaho flet me emra dhe jep paralajmërimin e fortë pas gjobës që mori

Ish-deputeti Edmond Spaho ka reaguar ashpër pas gjobës që mori nga Policia e Devollit. Ai tha se drejtori i policisë po e survejon.

Kujtojmë se Spaho është gjobitur me 50 milionë lekë gjobë nga policia, pasi akuzohet se ka thyer rregullat anti-covid. Bëhet fjalë për një aktivitet që sipas policisë është organizuar në Devoll.

Deklarata e Spahos:

“Sot nga mediat u informova per gjoben qe me ka vene policia e Devollit, per organizim tubimi ne kundershtim me aktin normativ, per mbrojtjen nga pandemia.

Partia Demokratike dhe une ne te gjitha aktivitetet, kemi ne radhe te pare ne qender te vemendjes, mbrojtjen e shendetit te qytetareve,respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskes.

Me nje akt te paprecedent, neë shkelje flagrante te aktit normativ, pa me kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhene procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara, me ndeshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku une pija kafe, sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, qe asnje manover dhe makinacion,nuk me frikeson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpeton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill.

I kerkoj drejtorit te Policise Ferdinant Mara , te me heqe menjehere survejimin me policine politike, qe me ka vene ngado ku shkoj.

Ai do te mbaje pergjegjesi te rende per cdo provokacion dhe incident,qe do te krijoje me PD.

Edi Rama eshte e shkuara e ketij vendi,qytetarët shqiptare kerkojne ndryshim.

Ne 25 prill Rama humb dhe Shqiperia fiton!”- shprehet Spaho.