“Sot pasdite dilni në ballkon dhe brohorisni sa të doni!” Artan Hoxha lëshon paralajmërimin: Ndryshe, kërcet kërbaçi

Gazetari i njohur Artan Hoxha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas vendimit ku tifozët e Tiranës nuk do të lejohen që të grumbullohen për të festuar titullin kampion.

Ai bën një deklaratë epike duke thënë se tifozët mund të brohorasin vetëm në ballkon, ndryshe sipas tij ‘kërcet kërbaçi’.

Statusi i plotë:

“Sot pasdite, KF Tirana, do te kurorezohet me titullin e 25-te, te kampionit te Shqiperise. Klubi dhe tifozeria bardhe e blu, kane 11 vite, qe e kane pritur kete titull. Por pikerisht diten e festes se shumepritur nga tifozet, “tellall Trifoni” jep njoftimin e meposhtem.
Festoni nga shtepia.

Dilni ne ballkon dhe brohorisni sa te doni. Por grumbullime dhe festime ne rruge, nuk ka. Ndryshe, kercet kerbaçi!
Keta qe kane bere planin e masave, duhet te jene tifoze me Partizanin, se nuk ka mundesi!

Edhe Ultras Guerrils, po ta kishin hartuar kete plan masash, nuk do tua kishin punuar kaq keq, tifozeve te Tiranes. Gjithsesi urime ekipit kampion. Nese do te kishte nje feste te organizuar per tifozet e Tiranes, sigurisht qe do te isha i pranishem.

Ashtu siç isha vjet, ne festen e organizuar per tifozet nga Partizani. Ne fund te fundit, çdo feste e tifozeve te nje skuader futbolli, kushdo qofte ajo, eshte feste per te gjithe futbolldashesit…” – shkruan Artan Hoxha.