Sot në krah të Ramës, dalin fotot kur Ardit Gjebrea quante Sali Berishën “hero”

Sapo jemi në prag fushate, i gjithë publiku përballet me qindra mesazhe politike që e bombardojnë nga të gjitha anët. Por VIP-at janë figurat më të mira që mund të rekrutohen në kohë të tilla dhe partitë politike e njohin mirë ndikimin e tyre në popull.

Një ndër personazhet publike, shumë të dashur për shqiptarët, Ardit Gjebrea, pavarësisht distancimit që ka mbajtur me vite nga politika, sot duket mjaft i përfshirë në krah të partisë Socialiste.

Një foto e publikuar nga “Brryli Broadway” zbulon se si në rininë e tij moderatori Gjebrea ishte një “militant” i flaktë i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në foto, duket qartë se Gjebrea mban mbi kokë një shall ku shkruan “Berisha hero”, ndërkohë sot, shumë vite më vonë, moderatori shfaqet krah kryeministrit Rama, dhe kundërshtarit më të fortë të Berishës.

Nuk është hera e parë që “VIP-at” në Shqipëri, ndryshojnë kah andej nga anon pushteti dhe fatkeqsisht nuk do të jetë as e fundit./albeu.com