Sot dita më e nxehtë e muajit, mësoni si parashikohet të jetë moti gjatë gjithë kësaj jave dhe kthesa e papritur që do të marrë nesër

Sot do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin por gjithashtu pritet të jetë dhe një ndër ditët më të nxehta të këtij muaji.

Për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C në relievet malore e deri në 39°C në ato të ulëta.

Gjatë ditës së Martë kushtet meteorologjike marrin një kthesë të menjëhershme. Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale.

Nga dita e Mërkurë deri dhe të Premten parashikohet stabilizim i kushteve atmosferike ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.