Sondazhi për zgjedhjet e prillit surprizon, ja rezultati qe parashikon për Jozefina Topallin

Institutit italian Piepoli ka publikuar sondazhin për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021. Të anketuarve iu është bërë pyetja, se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Sipas sondazhit 48-52% e të anketuarve e deklarojnë votën e tyre pro Qeverisë, ndërsa rritje shënon edhe Partia Demokratike ka një rritje të lehtë, duke marrë 31-35% të votave.

Po ashtu rritje është shënuar edhe në “kampin” e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa konsiderohet si surprizë rezultati i partisë së Jozefina Topallit, e cila radhitet e pesta në rang kombëtar me 1-3%.