Sondazhi para zgjedhjeve, ky është lideri me popullaritetin më të lartë në Shqipëri (FOTO)

Sondazhi zgjedhor i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB ofroi të dhëna interesante lidhur me popullaritetin e liderëve politikë në vend.
Indeksi i popullaritetit, që përpjesëtoi përgjigjet e pëlqyeshmërisë në raport me prirjen e votave për partitë, zbuloi se lideri i PD, Lulzim Basha ishte më i pëlqyer se partia (indeksi 126), kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte dyfish më e pëlqyer se partia që përfaqësonte indeksi 201), ndërsa kryetari i PS, Edi Rama pati raportin më të vogël parti/pëlqyeshmëri në indeks (118).

Përgjigjet negative dominuan megjithatë mendimin për të tre liderët e partive kryesore: Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Sipas sondazhit, tek votuesit e pavendosur, Rama ishte lideri me popullaritetin më të lartë, pasuar nga Basha dhe Kryemadhi.

Në ndarjen gjinore, burrat vlerësuan më tepër negativisht Edi Ramën, ndërsa për liderin e PD, Lulzim Basha burrat kishin mendimin më pozitiv në raport me gratë.

Tek kryetarja e LSI, pati diferencë mjaft të vogël në ndarjen gjinore për pëlqimin dhe mospëlqimin.

Foto: