Skandali i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja çfarë fshihet pas bëmave të tij

Janë zbardhur detaje të reja nga doska e Adriatik Llalla i cili prej kohësh është në gjykim dhe ka filluar të akuzohet për fshehje pasurie. Ditët e fundit për mediat janë zbardhur disa pika rreth dosjes së tij që ndodhet në gjykatë ku tregohej se si ish-kryeprokurori mashtronte duke plerë prona fare të lira e duke i shitur ato shumë herë më shtrenjtë se vlera e tyre.

Mësohet gjithashtu se para se të dorëzonte mandatin e tij si kryeprokuror ai ka bërë shumë lëzvizje të dyshimta duke përfshirë këtu edhe kërkesën për azil në Gjermani.

“Në datën 15 mars 2017, kur kishte hyrë në vitin e fundit të mandatit si prokuror i përgjithshëm, Llalla bleu nga G. B 12.300 metra katrorë tokë me 600 lekë metri katror, për 7.380.000 lekë. Shitësi e mbajti vetëm tre muaj tokën si pronar, pasi e kishte blerë në fund të dhjetorit 2016 për 2 milionë e 460 lekë. Brenda dy muajve pasi bleu këtë tokë, eksperti e rivlerëson këtë tokë me katërfishin e vlerës, pra me 2500 lekë metri katror dhe me vlerë përfundimtare 30.750.000 lekë. E njëjta skemë përdoret edhe në blerjen vazhduese, ku në të njëjtën ditë, 15 mars 2017 ai bleu 3 mijë metra katrorë tokë për 1 milion e 800 mijë lekë, me çmimin e favorshëm 600 lekë metri katrorë. . Toka sërish i blihet G.B që sërish e kishte blerë për 600 mijë lekë tre muaj para shitjes kur ish-prokurori i Përgjithshëm e rivlerësoi këtë pasuri, ajo vlente gati pesë fish dhe i shkoi çmimi në 7 milionë e 500 mijë lekë”, thuhet në dosje.

“Për shkak se ka qenë një ndër goditjet më të mëdha të kohës kundër grupeve kiminale e për shkak të mosbesimit se policia do i jepte mbështetjen e duhur, i ka kërkuar ndihmë SHISH, të cilët e kanë mbajtur dy javë në ruajtje e në vëzhgim”, ka rrëfyer ai për prokurorët. Por të gjithë e mbajnë mend këtë periudhë, pasi në atë kohë u deklarua nga mediat se Llalla ishte kërcënuar me mesazh në telefonin e tij celular. Kjo ka bërë që ai të ikë në Gjermani bashkë me familjen, ndërkohë që ishin të shumtë ata që hodhën dyshime se Llalla kishte kërkuar azil.