Skandal në Teatrin e Operas dhe Baletit, jepen 18 milionë lekë për logon e re që kushton vetëm 10 dollarë

Ditën e sotme ka plasur një tjetër skandal me paratë e shtetit. Teksa në muajin dhjetor u vendos në ëeb-in e TKOB logoja e re për të cilën u hap një konkurs, mësohet se cfarë ka ndodhur me të.

Ishte arstisti i arteve pamore, Ardian Isufi ai i cili zbuloi për publikun se logoja e re e cila nuk dihet si u shpall fituese kushton vetëm 10 dollarë nga faqe në internet ku krjohen logo thuajse falas.

Fituesi për këtë logo të vjedhur që mbetet anonim ka marrë plot 18 milion e gjysmë lekësh që janë paguar nga buxheti i shtetit. Artistët bëjnë thirrje që ky skandal të gjejë zgjidhje.