Skandal! Këngëtarja organizon një koncert me dhjetra njerëz ngjitur me njëri-tjetrin, reagpjnë njerëzit: “Si stë vjen turp, ky është krim”

Shumë qytetar të Ferizaj i janë bashkuar Fifit në një koncert që ajo ka organizuar duke mos pyetur aspak për rrezikun kundrejt virusit. Ajo ka publikuar në Instagram një video ku tregon se sa bukur është atmosfera në këtë lokal ndërkohë që ndjekësit e saj kanë shpërthyer në komente.

Shumë njerëz i kanë dërguar mesazhe ku i thonë si mund të festojnë duke rrezikuar jetët e njerëzve. Pa modesti ajo injoron komentet e njerëzve që veprimin e saj e quajnë krim dhe thotë se e ka djegur virusin.