Skafi u përfshi nga flakët në mes të detit në Vlorë, vjen reagimi i parë nga policia

Pasditen e sotme në zonën e Triportit në Vlorë, një skaf është përfshirë nga flakët. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe policia e cila ka dhënë disa detaje të reja. Sipas tyre, shtetasi me iniciale A.B, 57 vjeç, është dëmtuar si pasojë e zjarrit që u shkaktua nga një defekt i motorit të skafit. Ndërkohë thuhet se 57-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, e më pas për ndihmë më të specializuar është drejtuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, shtetasi A.B., 57 vjeç, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët duke e dëmtuar atë. A. B është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.