Situatë e frikshme në Shqipëri! Përmbytjet shembin urën, izolohen banorët

Prurjet e shumta të përrenjve dhe shirave të dendur gjatë 2 ditëve të fundit kanë shembur urën në fshatin Kalivaç në Lezhë. Ura ishte në ujë prej dy ditësh dhe sot ajo është shembur plotësisht nga prurjet e mëdha të ujit.

Kjo urë bënte lidhjen e banorëve në fshatin Kalivaç të njësisë administrative Ungrej në Lezhë më qytetin. Shembja e saj dhe i aksit rrugor Kallmet-Ungrej nga reshjet kanë shkaktuar problematika të mëdha për banorët e fshati Kalivaç, të cilat tashmë janë tërësisht të izoluar me qendrën urbane të Lezhës.