Situata serioze! Pala greke nuk pyet për shqiptarët, merr vendimin e rëndësishëm

Ndërkohë që në Kakavijë gjenden mijëra shqiptarë për të kaluar në Greqi, pala greke jo vetëm që nuk ka shpejtuar punën, por e ka mbyllur tërësisht.

Burimet bëjnë me dije se prej një ore pala greke ka mbyllur portat nga ana e saj, duke bërë që gjatë orës së fundit të mos ketë kaluar asnjë nga 40 automjetete që ndodhen në hapësirën midis dy kufijve.

Situata pritet të agravohet ndjeshëm pas papërgjegjshmërisë që po tregojnë autoritetet greke në doganë.

Radha e automjeteve që presin të kalojnë në pikën kufitare arrin në mbi 20 km dhe temperaturat e larta përbëjnë një problem jetik për familjet shqiptare me të moshur dhe fëmijë në automjetet e tyre. /albeu.com/