Situata në Kakavijë! “Ky dokument, një damkë e pashlyeshme”, ish deputeti publikon fakte të forta, tregon çfarë fshihet

Situata e rëndë prej disa ditësh në Kakavijë ku radha e pritjes së qytetarëve për të kaluar kufirin shkoi në kilometra të tëra, i është rikthyer sërish në vëmendje nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Ky i fundit theksoi se eshte dramatike fakti qe qeveria shqiptare ishte informuar zyrtarisht nga ambasada jonë në Athinë 2 javë më parë lidhur me vendimet e reja që kishte nxjerrë qeveria greke.

“Sot pas 3 ditësh të bërjes publike të këtij fakti të Kreut të Shtetit nuk ka asnjë lëvizje nga Prokuroria Speciale për shpërdorimin e tmerrshëm të detyrës të Kryeministrit Edi Rama, njëherazi dhe Ministër i Jashtëm, nuk ka asnjë hetim për këtë çështje dhe e gjithë ajo që ndodhi me shqiptarët ka rënë në vesh të shurdhër dhe nuk përbën asnjë interes”, tha Vasili.

Ne nje deklarate per mediat, nenkryetari i LSI, thote se “i vetmi hetim për ngjarje të këtij dimensioni është që Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur për të zbuluar se si u informua Kreu i Shtetit lidhur me këtë çështje”.

“Pra informacioni që Kreu i Shtetit merr në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me atributet që detyra i jep, pra një informacion krejtësisht zyrtar dhe korrekt, hetohet se përse e vërteta del në shesh. Nuk hetohet fati i mijëra shqiptarëve, nuk hetohet një tragjedi e cila bëri që të humbin edhe jetë njerëzish, bëri që të akuzohet nga qeveria populli, të akuzohet qeveria greke, të akuzohet edhe një fëmijë i gjorë që humb jetën si fajtor që ndërron jetë, pra ngjarje njëra më e rëndë se tjetra, me pasojat më të rënda dhe më katastrofike, nuk hetohen nga Prokuroria Speciale. S’ka lëvizur gishti. Prokuroria Speciale që është e gatshme të merret me gjërat më të parëndësishme të këtij vendi, që nuk merret jo me peshqit e mëdhenj, por as edhe me cironkat, këtë peshkaqenin e madh që shpërdoron detyrën ditën për diell dhe që e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë, pra dy javë rresht kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme është shëllyer në diell në Dhërmi dhe në Jalë.

Pra nuk ka asnjë hetim për këtë shpërdorim që mund të prodhojë pasoja katastrofike dhe hetim ka se përse kjo e vërtetë u bë publike dhe shqiptarët u njohën se ç ‘qeveri të papërgjegjshme dhe të kriminalizuar që kanë. Një̈ qeveri që nuk e shqetëson as jeta e as fati i njerëzve por i shqetëson se si të mbyllin të vërtetat, se si këta të mos ndëshkohen. Pra pa ndërshkueshmëri e plotë.

Pra kemi një prokurori speciale për të fshehur të vërtetat. Të mos ndërshkojë, të mos hetoj, tu fsheh përgjegjësit kryeministrit dhe një qeveri që ka merak si ti mbysë̈ të vërtetat që dalin. Është e qartë që të vërtetat nuk mbyten. Kjo letër ishte nja damkë. Ky dokument ishte një damk e pashlyeshme për sot e për mot dhe sigurisht kryeministri ose ndokush tjetër mund ta ndjej veten të qetë për 24 orë, për 72 orë, po dhe 96 orë, po dhe 1 javë, 2 javë. I garantojmë që jeta është më e gjatë se kaq. Dhe kjo mizori për shqiptarët , kjo pa ndjeshmëri për ta është një llogari e hapur.

Prokuroria speciale sot apo prokuroria speciale nesër kësaj përgjegjësie nuk mund ti shpëtojmë as e para për të hetuar dhe as i dyti kryeministri për hetuar dhe për të dal para përgjegjësisë, praktikisht sot duhet të mbetet në memorien tuaj, pra që në vend të hetimit se si qeveria la në mes të 4 rrugëve në zheg që të piqeshin dhe si të humbisnin jetën shqiptarët në Kakavijë, pra kjo nuk hetohet, por hetohet se pse këto të vërteta që qeveria kishte 2 javë që e dinte dhe nuk bëri asgjë të informonte shqiptarët”, tha Vasili.