Situata e rëndë e COVID-19, Tomini tregon skenarin më të keq për Shqipërinë: Vetëm në këtë rast mbyllja është e vetmja zgjidhje

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se nëse tejkalohen kapacitet spitalore mbyllja do të jetë e vetmja zgjidhje.

“Sistemi shëndetësor është përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri. Shpresojmë që të mos i tejkalojmë këto kapacitete”, tha Tomini.