Situata e COVID-19 në vend, kryeministri Rama flet hapur nëse mund ti rikthehemi mbylljes

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme kryeministri Edi Rama ka shprehur qartë mendimin e tij se pavarësisht rritjes së rasteve nga COVID-19, nuk duhet të ketë një rimbyllje të vendit.

Rama shprehet se në rihapje nuk mund të bëhet një kontroll i rregullave me Polici e me ushtri dhe kjo është e pamundur.

Por Rama më tej ka thënë se numri i testeve është në rritje teksa Shqipëria është gati për të përballuar situatën nga ana shëndetësore.

“Kontroll i rregullave me Polici e me ushtri është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen, dhe çdo qytetar duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Po bëjmë çmos, por nuk mendoj që ne duhet t’i kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë.

Mbyllja e parë ishte për t’u vetëdijësuar. Ne jemi tani për të përballuar në fronin e shëndetit këtë rritje numrash. Por nëse duam të rruajmë këtë trend, dhe të minimizojmë pasojat, atëherë çdo kush të marrë përgjegjësinë e vet. Kemi rritur numrin e testeve, dhe i bën autoriteti përkatës. Ja jep apo jo spitaleve private, kjo është e autoritetit përkatës.” – tha Rama.