Situata brendave spitaleve COVID, paralajmëron mjeku reanimator: Do shkojmë në mbyllje totale

Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj ka treguar detaje lidhur me çfarë po ndodh brenda spitaleve COVID në vendin tonë, duke u shprehur se deri më tani ka 10 të intubuar dhe disa dhjetra të tjerë që kanë asistencë respiratore.

Sipas tij, situata në vend sa vjen dhe përkeqësohet dhe se qytetarët duhet që të respektojnë me detaje të gjitha masat e vendosura nga qeveria, ndryshe i pret një “lockdown” i dytë.

“Tek COVID 1 dhe 3 kemi 10 të intubuar dhe 14 të tjerë që janë me asistencë respiratore. Kemi akoma kapacitete në reaminacione, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të marrim masa. Ne jemi vend i varfër dhe nuk mund të bëjmë një ‘lock-down’ si në mars. Njerëzit kanë nevojë të punojnë por duhet të jetojnë së pari. Jam për masa më shtrënguese.,”-u shpreh mjeku.